Aksident i rëndë në Vlorë! Makina e Policisë Bashkiake përpl*s një fëmijë

Aksident i rëndë në Vlorë! Makina e Policisë Bashkiake

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një automjet i Policisë Bashkiake ka përplasur një të mitur.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, në momentin kur mjeti i Policisë Bashkiake, i drejtuar nga një efektiv, ka goditur një 13-vjeçar.  Sipas informacioneve paraprake, fëmija ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha kur është përplasur nga mjeti.

I mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore dhe, fatmirësisht, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.

EMISIONET