Kukaviqi : Ky Botëror është krejtësisht ndryshe, shpresojmë që Shqipëria të jetë në tjetrin
E ftuar në emisionin sportiv „Ora e Botërorit“ në Ora News, Tea Kukaviqi ka ndarë emocionet e saj për këtë edicion unik të Kupës së Botës, i cili për herë të parë vjen me një format prej 48 kombëtaresh dhe i shtrirë në tre shtete, duke shprehur njëkohësisht dëshirën e madhe që në kompeticionet e ardhshme të shohim edhe Shqipërinë në fushën e lojës.
"Po, e ndjek me shumë emocione me thënë të drejtën. Është një botëror që, domethënë, nuk ka lidhje me asnjë nga botërorët e tjerë më përpara.ani, si fillim ta marrim pak nga faktet. Përsa i përket... kemi 48 ekipe këtë vit dhe pretendohet që në botërorin e ardhshëm do të kemi 64, por është thjesht një pretendim. Po, shpresojmë që po. Dhe është një botëror që për herë të parë është hapur në tre shtete të ndryshme", u shpreh Tea Kukaviqi.

