Zyrtare! Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

Zyrtare! Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

Këshilli i Ministrave ka miratuar zyrtarisht vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin e hartës diplomatike të vendit.

Ky vendim synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin strategjik me Irlandën, ndërsa vjen si një përgjigje direkte ndaj nevojës për një mbështetje më të mirë konsullore për komunitetin e gjerë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë vend.

Hapja e kësaj përfaqësie të re diplomatike pritet të lehtësojë ndjeshëm shërbimet për shqiptarët në Irlandë dhe të intensifikojë shkëmbimet politike e ekonomike mes dy vendeve.

EMISIONET