Nikaj "skanon" Botërorin: Formula e re është thjesht ngrohje motorësh, kampionati i vërtetë nis më vonë
I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, analisti Arjan Nikaj ka komentuar ecurinë e deritanishme të Kampionatit Botëror, duke ndalur theksin te rregullat e reja, vështirësitë organizative në Amerikë dhe formula e specifikës që sipas tij shërben vetëm si një "ngrohje motorësh" për ekipet.
"Në Amerikë unë e kam ndjekur dhe në '94-ën, atëherë nuk e kishim këtë intensitet, as studio, as gjëra. Kështu që kjo është si punë vrasjeje në kuptimin që e kemi të vështirë. Pastaj janë këto rregullat e hidratimit në mes, që po bëhen vrasje e mosvrasje, ndalime në kohën që ndeshjet janë në intensitet me problemet e vizave, gjëra që kanë ndodhur në Amerikë nuk janë normale, ose edhe këto stuhitë që ndalojnë ndeshjet.
Megjithatë, kampionati botëror është gjithmonë perlë, është gjë e bukur.Deri tani nuk po shikojmë tamam ato kërcënimet, se edhe formula është që favorizon shumë që të dalin shumë ekipe, janë pak a shumë të sigurta, edhe deri tek e treta më e mirë.Do dalin tetë. Nga 12 do dalin tetë, katër do digjen nga të tretat. Kështu që është një formulë që është ngrohje motorësh në kuptimin e mirë si makinë. Pastaj do shikojmë në ndeshjet direkte, do të ketë, do jenë ndeshje interesante dhe do fillojë tamam kampionati botëror", u shpreh Nikaj.

