Mirela Doda zbulon pse u "largua" nga Botërori: Nuk e ndjek më pas mungesës së...
Në emisionin “Ora e Botërorit”, e ftuar ishte Mirela Doda, e cila ndau përvojën e saj si tifoze e Italisë dhe arsyet që e kanë bërë të distancohet nga ndjekja e Kampionatit Botëror të futbollit.
Ajo tregoi se prej tre edicionesh nuk e ndjek më turneun, sidomos pas mungesës së Italisë në kompeticion, duke e lidhur vendimin me zhgënjimin sportiv dhe ndryshimet në futboll ndër vite.
“Kam ndaluar së ndjekuri Botërorin në tre kampionatet e fundit kur Italia nuk ka qenë pjesë. Kam shumë nostalgji për kohën e Del Pieron, Cannavaros dhe Buffonit. Ai futboll kishte më shumë emocion dhe më shumë magji,” u shpreh ajo.
Në bisedë u diskutua edhe fakti se largimi nga futbolli mund të lidhet me ritmin e jetës së përditshme dhe angazhimet personale.
“Jeta është bërë më e vrullshme, mes punës dhe familjes koha është më e kufizuar,” u shpreh ajo gjatë bisedës.


