"Më ngatërrojnë me pedagog"/ Mikele Kallamxhiu zbulon pse nuk e ndryshon kurrë xhaketën

Në emisionin “Ora e Botërorit”, i ftuar ishte Mikele Kallamxhiu, moderator i emisionit politik “Intervista e ditës” dhe njëkohësisht student në vitin e dytë të Gjuhës dhe Letërsisë.

Gjatë bisedës në studio u diskutua edhe një detaj i veçantë për paraqitjen e tij televizive, ku ai njihet për xhaketën që nuk e ndryshon në daljet publike.

Ai shpjegon se zgjedhja lidhet me mënyrën si funksionon imazhi në ekran dhe me kërkesat e televizionit për një profil të qëndrueshëm vizual.

“Është pjesë e paraqitjes në ekran, ekrani e kërkon këtë lloj imazhi. Ndihem mirë kështu dhe është bërë pjesë e punës,” u shpreh ai.

Në vijim të bisedës, ai solli edhe një moment nga jeta e tij studentore, ku veshja dhe paraqitja kanë krijuar një situatë të papritur.

“Jam student në vitin e dytë të Gjuhës dhe Letërsisë. Kur jam me studentët e vitit të parë, më kanë ngatërruar me pedagog dhe më përshëndesin si të tillë,” u shpreh ai mes të qeshurave.

Ky detaj u prit me humor në studio, duke sjellë një panoramë më të lehtë mbi jetën e tij mes televizionit dhe auditorit.

 

EMISIONET