Gazetari Zajmi: Skuadrat pretendente zbulohen vetëm në fazën me...

Në emisionin “Ora e Botërorit”, i ftuar ishte gazetari sportiv Uvil Zajmi, i cili ndau një analizë mbi mënyrën si zhvillohet Kampionati Botëror dhe momentin kur, sipas tij, nis gara e vërtetë për trofeun.

Zajmi foli për ndryshimet që ka pësuar turneu ndër vite, duke kujtuar përvojën e tij në më shumë se një dekadë botërorësh dhe vështirësinë për të përcaktuar favoritët që në fazën e parë.

“Skuadrat dhe turneu kanë ndryshuar shumë me kalimin e viteve. Është e vështirë të japësh një përcaktim të saktë që në fillim. Botërorin e shoh më shumë pas fazës së grupeve, kur fillon sistemi me eliminim direkt, si në tenis. Aty fillon gara reale,” u shpreh ai.

Në vijim të bisedës, ai shtoi se ekipet pretendente zakonisht shfaqen më qartë në raundet e mëtejshme të turneut, kur presioni rritet dhe nuk ka më hapësirë për gabime.

“Skuadrat që synojnë trofeun i shoh drejt fazës së dytë. Aty fillon ndarja e vërtetë dhe del në pah forca reale e tyre,” u shpreh Zajmi.

Sipas analizës së tij, edhe ekipet që kualifikohen si të treta në grupe mund të sjellin një nivel të lartë gare, duke e bërë turneun edhe më konkurrues në fazat vendimtare.

EMISIONET