"I bëjnë për të thyer rekorde Ronaldo e Messi" / Meridian Ramçaj 'godet' ekipet e vogla: Uzbekistani nuk afrohej dot te porta!

Meridian Ramçaj, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë emisionit "Ora e Botërorit" në Ora News, ku u shpreh se kombëtaret e vogla si Uzbekistani shërbejnë thjesht si "asist" që yjet si Ronaldo apo Messi të thyejnë rekorde historike.

" Këto, këto ekipet e shumta, më duket sikur janë bërë ekipe për, për t'i ndihmuar lojtarët si Ronaldo apo Messi për të thyer rekorde dhe për të lënë historinë në futboll.

E pamë edhe sot domethënë, Uzbekistani, një kombëtare që nuk e di se çfarë do bëjnë në botëror, nuk, nuk, nuk arriti të afrohet asnjëherë afër portës, e jo më...

Po këto, në fakt, këto ekipe janë ato që ndihmojnë, siç e thashë, Ronaldon apo Messin që, që të thyejnë rekorde. Unë mendoj, mbase, edhe ekipet e mira akoma nuk kanë arritur të shfaqin atë çfarë duan", u shpreh Meridian Ramcaj.

EMISIONET