Madonna tregon arsyen se pse nuk u realizua filmi për jetën e saj!

Filmi biografik për jetën e Madonna-s nuk do të realizohet, pasi projekti është pezulluar pas disa vitesh pune dhe përgatitjesh.
Këngëtarja ka treguar se ka punuar për rreth dy vite në skenarin e filmit dhe ka bashkëpunuar me Universal Studios për organizimin e projektit, përfshirë buxhetin dhe përzgjedhjen e aktorëve.
Sipas saj, rrëfimi i jetës së saj kërkonte një prodhim të madh dhe kosto të lartë, gjë që solli edhe mosmarrëveshje me studion.
Madonna ka lënë të kuptohet se kishte dallime në vizionin për mënyrën se si duhej realizuar filmi, përfshirë edhe propozime për uljen e kostove.
Pas ndalimit të projektit, është raportuar se Netflix ka shfaqur interes për ta sjellë historinë e saj në formë seriali, por procesi nuk ka qenë i thjeshtë për shkak të të drejtave mbi skenarin dhe organizimit të ri të ekipit.
Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, Madonna po punon për një serial të kufizuar mbi jetën e saj dhe paralelisht po përgatit edhe albumin e ri muzikor.


