Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin shifrat zyrtare, ja sa qytetarë iu drejtuan kutive të votimit deri në orën 13:00

Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin shifrat zyrtare, ja sa qytetarë iu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat më të fundit mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin zgjedhor.

Sipas shifrave zyrtare, deri në orën 13:00 kanë votuar 15.87% e qytetarëve me të drejtë vote.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 2,092,174 qytetarë, ndërsa 22,685 prej tyre votojnë për herë të parë.

Procesi i votimit po zhvillohet në 949 qendra votimi me gjithsej 2,550 vendvotime të shpërndara në të gjithë territorin e Kosovës.

Autoritetet zgjedhore vijojnë monitorimin e procesit, ndërsa qendrat e votimit mbeten të hapura sipas orarit të përcaktuar.

EMISIONET