PAS ARRESTIMEVE PARA KUVENDIT/ Protestuesit njoftojnë nisjen e tubimit që ishte njoftuar në orën 19:00

PAS ARRESTIMEVE PARA KUVENDIT/ Protestuesit njoftojnë nisjen e tubimit

Tensionet në protestën e qytetarëve ka arritur kulmin e vet pas përplasjeve me policinë para Kuvendit.

Menjëherë pas arrestimeve të qytetarëve nga blutë, turma i është drejtuar Drejtorisë së Policisë për të kërkuar lirimin e tyre.

Rikujtojmë se pak më herët, ditën e sotme në prangat e policisë ka rënë aktivisti Dritan Goxhaj dhe protestues të tjerë.

Në pamjet e transmetuara nga Ora News, u vërrejt edhe tërheqja zvarrë e njërit prej tyre. Kjo ka nxitur tensionet e mëtejshmë të turmës së protestuesve.

Ata kanë deklaruar për mediat se protesta e paralajmëruar si çdo ditë në orën 19:00, nis në këto momente.

Tanimë, turma vijon qendresën para Drejtorisë së Policisë teksa ata janë të revoltuar nga përplasjet e mëhershmë me efektivët.

 

EMISIONET