E RËNDË TE 313-ta/ Dy efektivë të Policisë së Burgjeve ndërrojnë jetë brenda pak orësh. Ja dyshimet e para

Dy efektivë të Policisë së Burgjeve kane ndërruar jetë një natë më parë teksa ishin në krye të detyrës pranë Burgut 313 në Tiranë.

Sipas informacioneve dyshohet se dy efektivët Zog Muhametaj, 62 vjeç dhe Pëllumb Vrana, teknik i kamerave të burgut kanë pësuar arrest kardiak.

Sipas informacioneve të para mësohet se njeri nga efektivët që ka ndërruar jetë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa tjetri rreth orës 1 pas mesnatë.

Ndërkaq ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen në fjalë, teksa hetimet po vijojnë.

EMISIONET