Protesta qytetare në muajin e dytë/ Qytetarë e aktivistë kundër 'Zvërnecit' dhe klasës politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2026, 19:33

Këtë të martë po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 31-të kundër qeverisë.
Mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të kryeqytetit, për t’u zhvendosur më pas para godinës së Kryeminsitrisë.
Edhe tubimi i sotëm ka nisur me grumbullimin e protestuesve në sheshin 'Skënderbej'.
Për të 31-ën ditë me radhë, qytetarët mbajnë në duar postera e pankarta të ndryshme, me thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare.

