Inter, Alessandro Bastoni është në telashe, hetohet për...

Alessandro Bastoni është në telashe. Mbrojtësi i Interit dhe kombëtares italiane është nën hetim nga Prokuroria e Milanos për prostitucion me minorene.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja La Repubblica sipas së cilës, futbollisti ka marrë fletëthirrje nga prokuroria dhe në ditët e ardhshme do te mërret në pyetje.
Emri i Alessandro Bastonit është i lidhur me hetimet që po kryhen mbi agjencinë e Cinisello Balsamo, agjencia që sipas prokurorisë organizonte mbrëmje dhe festa ‘gjithëperfshirëse’ për klientë VIP, sidomos futbollistë.
Bastoni është i pari futbollist që vihet në hetim në kuadër të kësaj çështjeje dhe dyshimet për kryerjen e këtij krimi kanë lindur nga fakti se ai ka pasur raporte me një vajz që në atë kohë ishte 17 vjeç. Gjithsesi kjo çështje duhet sqaruar mirë sepse vetë vajza në fjalë, e pyetur në cilësinë e dëshmitares ka deklaruar se mes saj dhe Bastonit nuk ka pasur raporte. Por në dokumentat e hetimin shfaqen shenja të atij takimi.

