Hasanaj: Kjo protestë është e shenjtë, fuqia e saj qëndron te pastërtia dhe jo te bllokimet e dh*nshme

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte analisti Sidi Hasanaj, i cili ka vlerësuar kauzën dhe gjatësinë e protestës së qytetarëve, duke bërë thirrje që ajo të ruajë pastërtinë e saj dhe të mos huazojë modelet e dhunshme të politikës 35-vjeçare, të cilat qytetarët i kanë ndëshkuar me votë.
"Kjo protestë është kaq, do ta quaja e shtrenjtë dhe e shenjtë, se kjo duhet të mbrohet edhe nga gabimet e veta dhe jo vetëm nga sulmet e qeverisë e radhës.
Ashtu siç po flisnim më përpara të bashkuar, pra fuqia sharmatuese e kësaj proteste qëndronte te argumenti dhe te pastërtia e protestuesve.
Nuk qëndronte te bllokimi i dhunshëm që mund t'i bëhet daljes së parlamentit, hyrjes së parlamentit. I kemi parë këto 35 vite. I ka bërë politika e vjetër
Po dhe nuk, nuk ka lidhje me këtë protestë, nuk ka pse të ketë asnjë lloj lidhje me këtë protestë. Kjo protestë me kauzat e saj, me kërkesat e saj, ka artikuluar ide politike. Në qoftë se ne i referohemi atyre viteve të kaluara që kemi parë, kemi parë edhe deputetë që digjnin xhaketat te dera e parlamentit dhe sot janë drejtorë të Edi Ramës. Deputetë të opozitës. I kemi parë ne këto dhe qytetarët masivisht kanë votuar kundër asaj oferte dhe kundër atij modeli. Dhe nuk ka pse ai model të, po themi, të huazohet apo të transfuzohet nga trupi i Partisë Demokratike te kjo protestë kaq gjenuine. Kjo protestë gjenuine ka argumentin e saj, luftën ndaj klasës politike 35-vjeçare dhe lirinë ekonomike që i është marrë në mënyrën më brutale të mundshme nga kjo klasë politike, rinisë, shtresës së mesme, profesionistëve, studentëve. Këtu duhet të kulmohet. Ato protestat e ditëve të mëparshme me foto të domethënë historike do t'i quaja unë në një periudhë pak më të vonshme", u shpreh Hasanaj.

