Curri:Gastronomia shqiptare tërheq po aq turistë sa natyra

Shefi i kuzhinës dhe sipërmarrësi Ardit Curri, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, u ndal te roli i gastronomisë në zhvillimin e turizmit, duke theksuar se kuzhina shqiptare duhet të jetë një nga elementët kryesorë që promovon vendin.

Curri, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali, tha se përvoja ndërkombëtare i ka treguar se turistët nuk udhëtojnë vetëm për të vizituar peizazhet, por edhe për të zbuluar shijet autentike të një vendi.

Sipas tij,  restorantet, bizneset e mikpritjes dhe i gjithë sektori i turizmit duhet të punojnë më shumë për promovimin e gastronomisë shqiptare, duke i dhënë asaj identitet dhe duke e kthyer në një atraksion të veçantë për vizitorët e huaj.

Ai theksoi se Shqipëria nuk dallohet vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për traditën e pasur kulinare dhe shijet mesdhetare, të cilat, sipas tij, meritojnë më shumë vëmendje dhe promovim.

EMISIONET