Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Vatoci jep DETAJE: Minibusi i përmbysur ishte i linjës Tiranë-Berat, ka të plagosur, dyshohet për...
Detja të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ku autobusi i linjës së Beratit u përplas me barrierat mbrojtëse.
Drejtori i Policise Rrugore, ka konfirmuar se janë dy viktima, 15 të plagosur dhe mes tyre një fëmijë në gjendje të rëndë.
Drejtori i Policise Rrugore theksoi se shkak i aksidentin mendohet të jetë humbje e kontrollit të mjetit nga shoferi. Sipas tij, mjeti nuk është përplasur me një automjet tjetër, por për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga trajektorja, duke u përplasur me trafikndarësen.
Sipas burimeve, dyshohet se shoferi ka pësuar atak kardiak.

