Aksidenti në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministria e Shëndetësisë: 12 të lënduar në SUT, 7 në gjendje të rëndë mes tyre edhe një fëmijë

Aksidenti në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministria e

Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një njoftim zyrtar, në lidhje me aksidentin tragjik i cili ndodhi ditën e sotme në  autostradën Tiranë – Durrës. Si pasojë e këtij akisidenti kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në SUT aktualisht ka 12 persona të lënduar, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo shtoi se një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete.

“Informacion mbi gjendjen e të lënduarve gjatë aksidentit në autostradën Tiranë – Durrës
Në SUT aktualisht ka 12 persona të lënduar, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. (Përfshirë dhe një fëmijë e një i mitur)
Një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

 

EMISIONET