Shitet Mercedes G-Class më i rrallë/ Vetëm 446 njësi të prodhuara dhe një histori mbretërore pas timonit

Shitet Mercedes G-Class më i rrallë/ Vetëm 446 njësi të

Një nga modelet më ekskluzive të Mercedes-Benz G-Class ka dalë në ankand, duke tërhequr vëmendjen e koleksionistëve të automjeteve luksoze.

Bëhet fjalë për Mercedes G-Class 500 GE V8 AMG, një version special i prodhuar në vitin 1993, në periudhën kur AMG ende nuk ishte divizion zyrtar i Mercedes-Benz, por bashkëpunonte me markën për modele me performancë të lartë.

Nga ky model janë prodhuar vetëm 446 njësi, duke e bërë një prej G-Class më të rrallë të historisë.

Një ekzemplar i veçantë u shit së fundmi në ankandin e RM Sotheby's për më shumë se 143 mijë dollarë. Automjeti ka një histori unike pasi ishte porositur i ri nga Princi saudit Sultan Bin Abdulaziz Al Saud, i cili kërkoi një sërë personalizimesh të veçanta direkt nga fabrika.

Modeli me numër shasie 1669 u përfundua më 28 korrik 1993 dhe u pajis me një bojë ekskluzive Avantgarde Green, e regjistruar në dokumentacionin zyrtar të Mercedes si kërkesë speciale e klientit.

Përveç rrallësisë së tij teknike, kjo G-Class AMG vlerësohet edhe për historinë e pronësisë, duke e kthyer atë në një nga modelet më të kërkuara nga koleksionistët e Mercedes-it klasik.

EMISIONET