Alpine sfidon Porsche-n/ Modeli i ri elektrik A110 synon rivalin legjendar 911

Alpine po përgatit një ndryshim të madh në gamën e saj, me gjeneratën e ardhshme të A110, e cila pritet të debutojë vitin e ardhshëm si një model tërësisht elektrik.
Ndryshe nga versioni aktual që përdor një motor me katër cilindra turbo të vendosur në pjesën qendrore, gjenerata e tretë e A110 do të pajiset me dy motorë elektrikë të montuar në pjesën e pasme.
Kalimi drejt energjisë elektrike vjen në një periudhë kur tregu i automjeteve elektrike po përballet me sfida të reja, por drejtuesit e Alpine shprehen optimistë për të ardhmen.
CEO i kompanisë, Philippe Krief, beson se Alpine nuk përballet me të njëjtën vështirësi si markat më të mëdha, përfshirë Porsche-n, në përshtatjen me epokën elektrike.
Ndërkohë, raportimet bëjnë të ditur se Alpine po planifikon edhe një model më të madh me tre motorë elektrikë, i cili do të synojë drejtpërdrejt rivalizimin me Porsche 911.
Me këto zhvillime, Alpine synon të ruajë karakterin sportiv të markës, duke e përshtatur atë me teknologjinë e re elektrike.


