Franca ngre zërin ndaj Rusisë/ Akuza për operacione kibernetike kundër institucioneve

Franca ngre zërin ndaj Rusisë/ Akuza për operacione kibernetike

Franca ka thirrur të ngarkuarin me punë të Ambasadës ruse në Paris, duke shprehur kundërshtimin e fortë ndaj aktiviteteve kibernetike që sipas autoriteteve franceze janë kryer nga Rusia kundër vendit.

Ministria franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se diplomati rus u prit nga drejtori për Evropën kontinentale, ku iu përcoll një dënim i fortë për operacionet kibernetike të dyshuara.

Sipas Parisit, aktivitetet në fjalë lidhen me operacione që dyshohet se janë kryer nga Qendra e 16-të e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB).

Franca deklaroi se sulmet e dyshuara kibernetike kanë prekur edhe disa partnerë të saj evropianë, duke i cilësuar ato si “të papranueshme” dhe në kundërshtim me përgjegjësinë që ka një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Autoritetet franceze theksuan se, së bashku me aleatët e saj dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të parandaluar dhe reaguar ndaj veprimeve që i konsiderojnë destabilizuese.

EMISIONET