Trump akuzon Kanadanë për tymin e zjarreve/ Koston e ndotjes do ta shtojmë te tarifat doganore

Trump akuzon Kanadanë për tymin e zjarreve/ Koston e ndotjes do ta

Presidenti amerikan Donald Trump ka hapur një tjetër front përballjeje me Kanadanë, këtë herë për shkak të tymit nga zjarret pyjore që kalon kufirin dhe ndikon në cilësinë e ajrit në Shtetet e Bashkuara. Ai kërkon që kostoja e ndotjes të përfshihet në tarifat doganore ndaj mallrave kanadezë.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump akuzoi autoritetet kanadeze se nuk po menaxhojnë siç duhet pyjet dhe bimësinë, duke lejuar përhapjen e zjarreve që, sipas tij, po ndotin ajrin në territorin amerikan.

"Po e mbajmë Kanadanë përgjegjëse për faktin se nuk po mirëmban siç duhet pyjet dhe shkurret e saj. Shtetet e Bashkuara po përballen në mënyrë të panevojshme me ajër të ndotur, të dëmshëm dhe të pashëndetshëm, cilësia e të cilit është e rrezikshme dhe krejtësisht e papranueshme", shkroi Trump.

Presidenti amerikan e cilësoi situatën si një rast të "neglizhencës së qëllimshme", duke argumentuar se tymi nga zjarret është kthyer në një problem që përsëritet çdo vit dhe që, sipas tij, u shkakton miliarda dollarë kosto Shteteve të Bashkuara.

Sipas Trump, dëmet ekonomike të lidhura me ndotjen e ajrit duhet të llogariten si pjesë e tarifave që Kanadaja paguan për eksportet drejt SHBA-së.

EMISIONET