VIDEO/ Franca drejt eliminimit, Spanja shënon të dytin

VIDEO/ Franca drejt eliminimit, Spanja shënon të dytin

Franca dhe Spanja përballen mbrëmjen e kësaj të marte në gjysmëfinalen e parë të Botërorit, në një duel që do të përcaktojë finalistin e parë të turneut.

Franca vjen në këtë ndeshje pas një ecurie të shkëlqyer, duke fituar të tria ndeshjet e grupit dhe më pas duke eliminuar Suedinë me rezultatin 3-0, Paraguain 1-0 dhe Marokun 2-0. Skuadra e Didier Deschamps ka arritur për herë të tretë radhazi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Nga ana tjetër, Spanja e Luis de la Fuente kaloi grupin me 7 pikë dhe më pas eliminoi Austrinë 3-0, Portugalinë 1-0 dhe Belgjikën 2-1. Spanjollët nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kohën e rregullt në 36 takimet e fundit, duke regjistruar 26 fitore dhe 10 barazime.

LIVE FRANCË-SPANJË 0-2

58’- GOOOOOL SPANJA 0-2! Aksion i gjatë dhe Porro e mbyll me gol. Shpërthen sërish festa et Spanja, që afrohet me finalen e madhe. (VIDEO)

51’- Mundësi e shkëlqyer për Spanjën. Lamine Yamal del i vetëm me portierin Maignan, por pret ky i fundit.

45′- Starton pjesa e dytë.

45+2’- Krosim i shkëlqyer nga Kounde. Topi kalon pasqyrën e portës, por nuk shfrytëzohet nga Mbappe.

Akordohen 6 minuta shtesë.

42’- Mundësi e mirë për Francën. Rabiot pason për Mbappe, por del portieri Unai Simon dhe largon topin.

38’- Aksion model i Spanjës. Baena rrëmben topin, kombinon me Ruiz, i cili pason te Yamal. Sulmuesi lëviz bukur dhe pason në zonë, por Upamecano e ndal në momentin e fundit.

35’- Baena shfaqet i vetëm me portierin, por aksioni ndalet për pozicion jashtë loje.  

30’- Nuk kanë fund problemet për Francën. Saliba largohet i dëmtuar, në vendin e tij futet Lacroix.

22’- GOOOOOOL SPANJA 0-1! Mikel Oyarzabal nuk gabon nga penalltia dhe i jep avantazhin iberikëve. Shpërthen festa e spanjollëve. (VIDEO)

20’- Penallti për Spanjën. Lucas Digne shfaq pasiguri dhe godet në ajër Lamine Yamal. Arbitri akordon menjëherë 11 metërsh.

16’- Kundërsulm i shpejtë i Francës. Mbappe ndalet në momentin e fundit nga Laporte. Në vazhdim të aksionit, provon edhe Olise, por devijohet në këndore.

6’- Lëvizje e bukur e Barcola në të majtë. Kalon Porron dhe tenton krosimin, por e mbyll Cubarsi.

4’- Spanja merr kontrollin e lojës në minutat e para. Franca e vendosur mirë, nuk lejon hapësira në gjysmëfushën e saj.

EMISIONET