Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Marta Kos: Për projektin në Zvernec, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen.

Edhe para protestave kemi rënë dakord që të shfuqizohen amendamentet për vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, këto do të bëheshin për kapitullin 27.

Do të inkurajoja autoritetet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Protestat janë pjesë e demokracisë dhe mënyra si vendet i trajtojnë ato është e rëndësishme.

Inkurajoj që qeveria të trajtojë shqetësimet e qytetarëve, por kapitulli 27 është një prej më kërkuesve, më së shumti sepse Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin.

 

EMISIONET