100 mijë nxënës më pak në një dekadë/ Jorgo: Sot ka ardhur koha që kjo qeveri të punojë për cilësinë e arsimit edhe për kërkimin shkencor

Të dhënat alarmante tregojnë një rënie drastike të numrit të studentëve dhe nxënësve në Shqipëri, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi realitetin e sistemit arsimor në vend. Gjatë një debati mbi reformat e qeverisë, u zbulua se brenda një dekade mungojnë plot 100 mijë nxënës nga bankat e shkollës. Shifrat, të cilat u theksua se ishin fshirë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit, tregojnë se nga 320 mijë nxënës në vitin 2014, numri ka rënë në vetëm 220 mijë në vitin 2024.

E ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, Avokate, Mirela Jorgo, u shpreh se përfaqësuesit e mazhorancës e pranojnë këtë tkurrje të frikshme, duke e justifikuar si një krizë demografike dhe rënie të lindshmërisë që po prek të gjithë botën, jo vetëm Shqipërinë. Megjithatë, theksi nga ana e tyre vihet tek infrastruktura dhe modernizimi.

Gjatë diskutimit u argumentua se Bashkimi Evropian ka vlerësuar pozitivisht progresin e bërë, duke nënvizuar se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste janë ndërtuar apo rikonstruktuar mbi 400 objekte arsimore, duke përfshirë çerdhe, kopshte dhe shkolla. Në mbrojtje të këtyre politikave, vëmendja u tërhoq edhe te shtimi i shërbimeve të reja në institucionet arsimore që nuk ekzistonin më parë.

Prania e psikologut, punonjësit social, oficerit të sigurisë, si dhe përfshirja e programeve të kujdesit dentar, sportit dhe studimit pas mësimit, u paraqitën si dëshmi e një shkolle më moderne. Pas përmirësimit të kushteve infrastrukturore në masë të gjerë, pretendohet se hapi i radhës dhe sfida e vërtetë për institucionet do të jetë rritja e cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor. Pavarësisht objekteve të reja dhe fasadave moderne, fakti i hidhur mbetet: bankat po zbrazen vit pas viti.

"Pikat e ndërmjetme do të thotë që ti do të kesh një fuqizim të kuadrit ligjor dhe ky lloj fuqizimi i kuadrit ligjor do të shoqërohet me akte normative dhe këto akte normative do të jenë reforma të cilat do të jenë të zbatueshme në terren. Pra e kupton? Pra do të thotë është një proces, është një proces që do të vijë koha që do të tregojë se si ti po e zbaton këtë gjë. Pra ama, Bashkimi Evropian ka vlerësuar dhe vlerëson jashtëzakonisht edhe progresin edhe pikënisjen e kësaj qeverisje se ku e ka marrë gjendjen e arsimit. Dhe mos harrojmë që gjendja e arsimit nuk ka pasur një godinë në një gjendje më normale

.Pra ajo që është përpjekur në një, po të themi në një dekadë pothuajse Partia Socialiste, janë sot mbi 400 objekte arsimore, pra po flasim që nga çerdhe, kopshte edhe... pra shkolla pra. Po kemi një rënie drastike, një gjendje të tillë. Problemet demografike, problemet demografike dhe problemet e lindshmërisë nuk janë probleme vetëm të Shqipërisë, janë probleme të të gjithë vendeve të botës, por unë jam i mendimit se si, unë jam i mendimit se si duhet...

Pra, unë jam i mendimit që sot ne jemi në kushtet, po shumë e vërtetë ajo që the, sot është në kushtet që kjo lloj Partie Socialiste, kjo lloj qeverisje që ka treguar vullnetin e saj për të modernizuar gjithë sistemin arsimor dhe për ta përfshirë në shkollat... që nuk ka ndodhur ndonjëherë më përpara, që të kesh psikologun, punonjësin social, oficerin e sigurisë, të kesh... të kesh programin e e dentistimit, të kesh programin e e shëndetit oral, pra, apo programin e studimit pas shkollës, apo programin sportiv.

Sot duke arritur që sot ti të kesh shkollat në formë me kushte më moderne, pavarësisht se nuk është ka shkuar në çdo shkollë të Republikës së Shqipërisë, sot ka ardhur koha që kjo qeveri të punojë për cilësinë e arsimit edhe për kërkimin shkencor"- u shpreh ajo.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE

EMISIONET