Sot protesta e 45-të, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Protesta e radhës qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në kryeqytet, duke shënuar tubimin e 45-të të organizuar në këtë formë.

Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, nga ku pjesëmarrësit do të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Përpara Kryeministrisë do të mbahen fjalime dhe do të shfaqen mesazhe kundër qeverisë përmes pankartave dhe banderolave të protestuesve.

EMISIONET