“Investova shumë, po na iku” / Zhegu zbulon skuadrat e saj të zemrës dhe zhgënjimin e madh në “Ora e Botërorit”
E ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, Denisa Zhegu ka ndarë me mjaft sportivitet preferencat e saj për këtë kampionat, duke zbuluar se zemra e saj është e ndarë mes Anglisë, ku është rritur dhe edukuar dhe Brazilit, eliminimi i të cilit i ka lënë një shije mjaft të hidhur pas gjithë "investimit" që bëri si tifoze e zjarrtë.
" Po i dëgjoja në fakt me shumë vëmendje. Unë e kam ndjekur këtë kampionat dhe jam me ekipin e zemrës, e kam ndarë në dy pjesë. E para, ekipi i zemrës që për mua është Anglia, sepse jam rritur atje, edukimi edhe të gjitha. Dhe nga ana tjetër kam qenë me Brazilin që, për fatin tim të keq, u skualifikua. Edhe investova dhe shumë në fakt te Brazili, se bleva dhe veshjet, isha tifoze gjithë kohën që luante isha aty. Po ça t'i bëjmë tani, na iku", u shpreh Zhegu.

