Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

Mikel Oyarzabal ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit spanjoll gjatë Kupës së Botës 2026, pasi arriti të barazojë një rekord që mbahej nga dy legjenda të “La Roja”.
Me golin e realizuar në ndeshjen e radhës, sulmuesi i Real Sociedad e çoi në pesë numrin e golave në këtë edicion të Botërorit, duke u bërë lojtari i tretë spanjoll që arrin këtë shifër në një turne të vetëm.
Më parë, vetëm Emilio Butragueño në Botërorin e vitit 1986 dhe David Villa në triumfin historik të Spanjës në vitin 2010 kishin shënuar pesë gola në një edicion të vetëm të Kupës së Botës.
Paraqitjet e Oyarzabalit kanë qenë vendimtare për ecurinë e Spanjës në turne, ndërsa 28-vjeçari po konfirmohet si një nga figurat kyçe të skuadrës së Luis de la Fuentes. Me këtë arritje, ai jo vetëm që hyn në elitën e golashënuesve spanjollë në Botëror, por ka ende mundësinë ta thyejë rekordin nëse gjen sërish rrugën e rrjetës.

