Nikaj: Spanja nuk të lëshon qarkullimin kurrë, Franca u fry me atë sulmin e madh por u bllokua në mesfushë
I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Arjan Nikaj e ka krahasuar superpërballjen mes Spanjës dhe Francës me një "El Clasico" në miniaturë, duke vënë në dukje dominimin e padiskutueshëm të mesfushës spanjolle dhe mbivlerësimin që i është bërë sulmit francez.
" Spanjën edhe Francën pak a shumë. Po edhe Barcelonën, se është, kjo ndeshje i ngjan ndeshjes Barcelona - Real Madrid pak a shumë po ta shikosh në miniaturë. Kështu që isha kundra edhe në disa studio të tjera.
Po pa diskutim, Barcelona. Reali është nga krahu tjetër se është Tchouaméni, është Mbappé, edhe pak a shumë me disa mungesa, Reali nuk është akoma mirë, po që përafrohen. Me këtë ndeshje përafrohen se u bllokuan komplet në mesfushë. Gjithë ajo bukuri e Spanjës ishte te treshesja e mesfushës. Me gjithë atë që tha avokati, që mungesa e Pedrit, po prapë nuk u ndje. Këta luajnë topin shumë fort, janë agresivë në marrje topi, top të dytë, top të parë, e nisin topin nga portieri. Me një fjalë, nuk ta lëshojnë qarkullimin kurrë. Është ekip që unë kam pasur besim, se ishte ajo euforia që tha edhe profesori në fillim, që Franca u fry me atë sulmin e madh e këto, po nuk ishte parë akoma", u shpreh Nikaj.

