Spanja godet e para ndaj Francës/ Yamal fiton penallti dhe Oyarzabal kalon “La Roja” në avantazh

Spanja godet e para ndaj Francës/ Yamal fiton penallti dhe Oyarzabal kalon

Në “AT&T Stadium” të Dallasit ka nisur me emocione të mëdha gjysmëfinalja e Botërorit mes Francës dhe Spanjës, me “La Roja” që ka marrë avantazhin e parë në sfidë.

Talenti i madh spanjoll, Lamine Yamal, ishte protagonist në minutën e 20-të, duke fituar një penallti pas ndërhyrjes së Dignes brenda zonës. Nga pika e bardhë u paraqit Mikel Oyarzabal, i cili u tregua i saktë dhe mposhti portierin francez për të çuar rezultatin në 0-1.

“Gjelat” e Didier Deschamps kërkojnë finalen e tretë radhazi të Botërorit, ndërsa Spanja synon të rikthehet në finalen e një Kupe Bote pas suksesit të vitit 2010.

Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet në finalen e madhe në Nju Jork me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Anglisë dhe Argjentinës.

EMISIONET