SCALONI REAGON PAS HUMBJES /Tekniku: Më vjen keq që nuk munda t’i jap një trofe tjetër Argjentinës

Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, u ka dërguar një mesazh prekës ku kërkon falje tifozëve të vendit të tij, pikërisht një javë pasi humbi finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës. Tekniku u shpreh se i vjen keq që nuk mundi ti japë një trofe tjetër Argjentinës, ndërsa u bëri thirrje tifozëve të kujtojnë vlerat që grupi i tij u përpoq të tregonte, duke i përshkruar lojtarët e tij si "luftëtarë".
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thyer heshtjen një javë pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës, duke u kërkuar ndjesë tifozëve për zhgënjimin dhe duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme. Tekniku argjentinas pranoi se humbja ishte e dhimbshme, por theksoi se skuadra dha gjithçka në fushë dhe se ndihet krenar për rrugëtimin e ekipit deri në finale.
Në reagimin e tij, Scaloni u shpreh se kjo ka qenë një javë e vështirë, e mbushur me trishtim, por edhe me krenari për atë që arriti grupi gjatë turneut. Ai vlerësoi mbështetjen e tifozëve, duke theksuar se dashuria e tyre ka qenë forca më e madhe për kombëtaren në çdo moment.
" Më vjen keq që nuk munda t'ju sjell një trofe tjetër dhe t'ju jap një gëzim të ri, një që, edhe nëse vetëm për disa ditë, mund t'ju bëjë të harroni të gjitha gjërat e këqija në jetë.Por dua që të mbani mend se çfarë u përpoqëm t'i tregonim këtij grupi lojtarësh, luftëtarëve të mi”.
E ardhmja e 48-vjeçarit mbetet ende e paqartë. Kontrata e Scalonit me Federatën Argjentinase të Futbollit skadon në muajin dhjetor dhe, pavarësisht dyshimeve që ai ka shprehur për vazhdimësinë, një pjesë e madhe e tifozëve kanë nisur të kërkojnë publikisht rinovimin e marrëveshjes.
Ndërkaq, qindra tifozë kanë shkuar pranë shtëpisë së tij për ta falënderuar dhe për të bërë fotografi me trajnerin. Ata e konsiderojnë atë si një nga figurat kryesore të epokës së artë të kombëtares, pas triumfit në Kupën e Amerikës dhe suksesit në Botërorin 2022, ndërsa tani kërkojnë që ai të vazhdojë projektin edhe për vitet e ardhshme.

