INDONEZIA NË L*FTË ME PLEHRAT/ Mali i mbeturinave k*rcënon klimën dhe komunitetet lokale

INDONEZIA NË L*FTË ME PLEHRAT/ Mali i mbeturinave k*rcënon

Indonezia ka nisur një reformë të madhe për menaxhimin e mbetjeve, duke synuar mbylljen graduale të deponive të hapura dhe uljen e emetimeve të metanit. Në qendër të kësaj sfide është landfilli pranë Xhakartës, një nga vendgrumbullimet më të mëdha të mbetjeve në botë, ku mijëra persona sigurojnë jetesën duke mbledhur materiale të riciklueshme.

INDONEZI PLEHRAT 

Para lindjes së diellit, mijëra mbledhës mbetjesh ngjiten çdo ditë mbi malin gjigant të plehrave në Bantar Gebang, në periferi të Xhakartës, duke kërkuar materiale që mund t’i shesin për të siguruar jetesën.

Për shumë banorë, mbetjet janë kthyer në burimin kryesor të të ardhurave, pavarësisht kushteve të vështira dhe rrezikut të vazhdueshëm nga ndotja.

Por ky realitet pritet të ndryshojë, pasi qeveria indoneziane ka nisur një reformë të gjerë për transformimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve. Nga 1 gushti, vendi do të fillojë mbylljen graduale të deponive të hapura dhe kalimin drejt sistemeve më të kontrolluara sanitare.

Plani prek 343 nga 550 vendgrumbullime mbetjesh në të gjithë vendin dhe synon të reduktojë mbetjet që përfundojnë në deponi, duke nxitur riciklimin dhe kompostimin.

Në qendër të kësaj reforme ndodhet Bantar Gebang, një landfill që konsiderohet ndër burimet më të mëdha të emetimeve të metanit në botë. Ai shtrihet në rreth 110 hektarë, arrin një lartësi prej 60 metrash dhe çdo ditë pret rreth 7500 tonë mbetje nga Xhakarta.

Autoritetet thonë se reduktimi i metanit është një nga objektivat kryesorë të ndryshimit, pasi ky gaz ndikon fuqishëm në ngrohjen globale. Për këtë arsye, pjesë të landfillit tashmë po mbulohen dhe po rikthehen sistemet për mbledhjen e gazit.

Megjithatë, reforma sjell edhe një sfidë sociale. Vetëm në Bantar Gebang punojnë mbi 4 mijë mbledhës mbetjesh, ndërsa në gjithë Indonezinë rreth 600 mijë persona varen nga ky sektor.

Një tjetër sfidë është ndryshimi i zakoneve të qytetarëve. Banorët do të duhet të ndajnë mbetjet ushqimore nga materialet e riciklueshme, një praktikë që ende nuk është përhapur gjerësisht.

Reforma e re synon ta kthejë Bantar Gebang nga një simbol i krizës së mbetjeve në një model më të qëndrueshëm, por për mijëra njerëz që kanë ndërtuar jetën mbi këtë mal mbeturinash, ndryshimi mbetet një sfidë e madhe sociale.

EMISIONET