Trump ngre pretendime për liderin e ri iranian: Informacioni vjen nga inteligjenca amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të bujshme për udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke pretenduar se shërbimet amerikane të inteligjencës kanë informacione të klasifikuara për të.
Trump deklaroi se Khamenei është homoseksual, duke pretenduar se ky informacion buron nga raporte të inteligjencës amerikane dhe CIA-s, megjithëse nuk paraqiti prova apo dokumente që ta mbështesin këtë pretendim.
"Nën administratën time, regjimi dikur i fuqishëm dhe i frikshëm, që sulmonte vazhdimisht Amerikën, u rrëzua përfundimisht. Ish-udhëheqësit e tij u eliminuan dhe tani ai drejtohet nga një diktator homoseksual", u shpreh Trump.
Deklarata e presidentit amerikan ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet iraniane apo nga vetë Mojtaba Khamenei.
Sipas raportimeve, Khamenei ka marrë drejtimin si lideri suprem i Iranit pasardhës i figurës së mëparshme, duke mbajtur një rol kyç në strukturën politike dhe fetare të vendit. Lideri suprem iranian ka kompetenca të gjera mbi forcat e armatosura, politikën e jashtme dhe institucionet kryesore shtetërore.
Deklarata e Trump vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ku marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të karakterizuara nga përplasje politike dhe diplomatike.


