Sheme: Strategjia e Spanjës e vuri Messin në hije pra, doli nga linja e presingut
Në një finale ku pritet të jepet gjithçka, strategjia dhe zgjedhjet e trajnerit janë ato që vendosin fatin e trofeut. Së fundmi, analizat sportive kanë nxjerrë në pah dështimin e madh taktik të trajnerit argjentinas, Lionel Scaloni, i cili duket se e dorëzoi titullin pa luftuar mjaftueshëm përballë një Spanje të organizuar deri në perfeksion. Sekreti i suksesit spanjoll ishte i thjeshtë, por vdekjeprurës: izolimi total i Lionel Messit.
I ftuar në emisionin "Ora Sport" në Ora News,Trajneri i sportit, Ardit Sheme, theksoi se duke e nxjerrë jashtë linjës së presingut dhe duke e lënë plotësisht në hije, Spanja tregoi një pjekuri të lartë taktike. Lëvizja kyçe erdhi nga Rodri, i cili tërhiqej mbrapa duke u shndërruar në një mbrojtës të dytë qendre, gjë që i hapte rrugën dhe hapësirat Cucurellas për të dalë përpara. Nga ana tjetër, kritikat rëndojnë ashpër mbi qasjen defensive të Argjentinës.
Të rrish në mbrojtje gjatë gjithë kohës në një finale është një zgjedhje e gabuar që çon pashmangshmërisht në disfatë. Përballë një ekipi spanjoll tepër të konsoliduar, i cili ka pësuar vetëm një gol gjatë gjithë Kampionatit Botëror, Argjentina kishte nevojë urgjente për zgjidhje alternative, qoftë përmes kundërsulmeve apo goditjeve standarde.
"Çdo ekip ka një strategji të caktuar. Në momentin që ti shkon drejt finales, studion kundërshtarin, minimalisht tre ndeshjet e fundit, formacionin, përbërjen dhe e vendos që me këtë lloj strategjie ti do të luash.
Atëherë, strategjia e Spanjës ishte shumë e thjeshtë. E vuri Messin në hije. Pra, doli Messi nga linja e presingut.Rodri nga mesfushor qendre kthehej mbrapa si një mbrojtës qendre.
Nga ana tjetër, zgjedhja e strategjisë së Scalonit ishte e gabuar sepse ti nuk mund të rrish gjatë gjithë kohës mbrapa.
Kundër Argjentinës, bëri të njëjtën gjë, por e bëri shumë shpejt. Argjentina në organikën e saj ka lojtarë me elementë shumë cilësorë që në fund të fundit, është finale dhe ti duhet të luash all-in. O do ta mbrosh titullin, ose do ta dorëzosh titullin. Po në këtë lloj mënyre që ti luajte, e dorëzove titullin shumë kollaj."
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE



