Myrta: Ishte totalisht ndryshe, Messi doli 10 minuta me vonesë, arsyen nuk e dimë

Një hije e madhe dyshimi ka rënë mbi paraqitjen e Lionel Messit në finalen e shumëpërfolur. Analiza e detajuar e prapaskenave tregon se ylli argjentinas thuajse nuk ishte i pranishëm në fushën e blertë, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi arsyet e vërteta të kësaj mungese shkëlqimi.

Ndryshe nga çdo ndeshje tjetër ku Messi udhëhiqte ekipin dhe dilte gjithmonë i pari nga tuneli për të motivuar skuadrën, në këtë përballje ai doli në fushë me dhjetë minuta vonesë, duke thyer çdo rutinë të mëparshme.

I ftuar në emisionin "Ora Sport" në Ora News,Gazetari Sportiv, Ermal Myrta, i cili u shpreh se kjo lidhet me një aksion specifik gjatë lojës. Në një moment ku argjentinasi ishte i vetëm përballë portierit kundërshtar dhe kishte mundësinë e artë për të shënuar, ai tërhoqi këmbën në mënyrë të pashpjegueshme, duke shmangur kontaktin me topin.

Ky veprim i pazakontë e kthen këtë finale në një enigmë të vërtetë për botën e sportit. Dyshimet thellohen edhe më tepër nga paralajmërimet për publikimin e disa dosjeve sekrete në lidhje me kombëtaren e Argjentinës. Këto dokumente, të cilat pritet të shfaqen së shpejti, premtojnë të zbulojnë të vërteta të pathëna dhe prapaskena të errëta që fshihen pas kësaj ndeshjeje, duke e mbajtur në ankth opinionin publik sportiv.

"Ishte totalisht ndryshe. Si çdo ndeshje tjetër që Messi ishte në krye dhe e merrte ekipin kur të ishin bosh në zemër, ndërkohë Messi në finale nuk ishte i pari. Tani Messi doli 10 minuta me vonesë. Arsyen nuk e dimë.

Tani arsyeja na ngel enigmë, por Messin ne nuk e kemi parë. Unë jam me personin që ndoshta Messi në atë ndeshje mund të ishte më i keqi nga të mirët. Por Messi, pothuajse, edhe një aksion që unë e kam parë mbi 10 herë të Messit, që kishte mundësi ta merrte topin dhe t'i ikte portierit, e tërhoqi këmbën, nuk e mori topin. Kjo më bën çudi.

Kjo më bën çudi pse Messi nuk luajti te finalja.

Në qoftë se e mbani mend, një top mes fushës, që niset mes fushës dhe e ka topin përpara portierit dhe nuk e fut këmbën për të marrë topin dhe për të bërë golin. Kjo është... prandaj them, kjo është një gjë që ne nuk e dimë. Okej? A e kupton? Është një gjë që nuk di si mund të quhet.

Por me sa jam informuar, janë disa dosje për t'u shfaqur. Në vazhdimësi dosjet e Argjentinës do të shfaqen"

NDIQNII EMISIONIN E PLOTE

EMISIONET