Ushtria ukrainase nën kontroll të plotë/ Komandanti i ri urdhëron auditim masiv pas vetëm 5 ditësh në detyrë

Komandanti i ri i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, gjeneralmajori Mykhailo Drapatyi, ka urdhëruar një auditim të gjerë të të gjitha forcave të armatosura, vetëm pak ditë pasi mori drejtimin e ushtrisë.
Drapatyi, i cili zëvendësoi Oleksandr Syrskyi, bëri të ditur se procesi nuk synon ndëshkimin e individëve, por një vlerësim të plotë të gjendjes së ushtrisë dhe evidentimin e problemeve që ndikojnë në efikasitetin e saj.
Kontrolli do të përfshijë të gjitha njësitë ushtarake dhe do të fokusohet te gatishmëria luftarake, furnizimet, menaxhimi i personelit, trajnimi i trupave dhe funksionimi i zinxhirit komandues.
“Do të ketë një vlerësim të plotë të situatës, pa persona të paprekshëm”, deklaroi Drapatyi, duke paralajmëruar përgjegjësi për raste të mundshme neglizhence, abuzimi apo keqmenaxhimi.
Vendimi vjen në një moment kritik për Ukrainën, e cila po përballet me presion të vazhdueshëm nga ofensiva ruse, mungesë të burimeve njerëzore dhe nevojën për të rritur kapacitetet e saj ushtarake.


