Grevë në doganat greke/ Bllokohet përkohësisht lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë

Dogana Shqiptare ka njoftuar se ditën e hënë, më 27 korrik 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes në disa pika të kalimit kufitar me Greqinë, për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke.
Sipas njoftimit zyrtar, kufizimet do të prekin këto pika:
Kapshticë: nga ora 05:00 deri në 09:00 (ora shqiptare)
Qafë Botë: nga ora 05:00 deri në 09:00 (ora shqiptare)
Kakavijë: nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare)
Tre Urat: nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare)
Gjatë këtyre intervaleve, lëvizja e automjeteve në pikat kufitare do të jetë e kufizuar për shkak të grevës në territorin grek.
Dogana Shqiptare u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë udhëtime drejt Greqisë të marrin parasysh oraret e ndërprerjes dhe, nëse është e mundur, të organizojnë lëvizjet jashtë këtyre intervaleve kohore.


