Incident në prag të ndeshjes së Kupës së Botës, Egjipti përfshihet në debat me forcat e rendit në Dallas

Një ngjarje e pakëndshme dhe tejet dramatike ka tronditur kampin e kombëtares egjiptiane në Dallas, ku ekipi po përgatitej për ndeshjen historike të 1/8-shes së Kupës së Botës kundër Australisë.
Në vend që të përqendroheshin në përgatitjet për fazën eliminatore, “Faraonët” u përfshinë në një konflikt të papritur dhe të ashpër me forcat e rendit. Incidenti ndodhi në hollin e hotelit, ku disa anëtarë të delegacionit egjiptian po kalonin pranë policisë lokale që siguronte ambientin.
Gjithçka nisi në një mënyrë krejtësisht të papritur.
Pak çaste më parë, Trezeguet, një nga yjet e ekipit egjiptian, kishte treguar gjestin e tij human duke pranuar me kënaqësi të bënte një foto me një fëmijë që i kërkoi një suvenir.
Menjëherë pas këtij momenti, një anëtar tjetër i delegacionit egjiptian, teksa po kalonte pranë një oficeri të policisë amerikane, u përball me një reagim krejtësisht të pajustifikuar.
Oficeri, pa asnjë shkak, bërtiti në mënyrë agresive: “Largohu që këtej!”
Pas një debati të nxehtë verbal dhe disa minutave me kaos e tension të lartë, gjakrat u qetësuan disi. Megjithatë, sjellja skandaloze e efektivit vendas ka lënë një shije të hidhur në prag të ndeshjes së sotme të Kupës së Botës, duke hedhur hije mbi atmosferën e ekipit.
???????????? LA DELEGACIÓN DE EGIPTO A LAS TROMPADAS CON LA POLICÍA EN DALLAS. pic.twitter.com/7W7T1MpDkx
— Fútbol Fichajes (@FutboolFichajes) July 3, 2026


