Barcelona ndryshon strategji në s*lm/ Pas Julian Alvarez në radar futet Darwin Nunez

Barcelona ndryshon strategji në s*lm/ Pas Julian Alvarez në radar

Barcelona ka nisur të shqyrtojë alternativa të tjera për repartin ofensiv, pasi transferimi i Julian Alvarez nga Atletico Madridi po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, sulmuesi argjentinas mbetet objektivi kryesor i klubit katalanas, por refuzimi i Atleticos për ta lënë të largohet ka bërë që drejtuesit e Barcelonës të analizojnë opsione më të përballueshme financiarisht.

Një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e klubit është Darwin Nunez. Sulmuesi uruguaian shihet si një alternativë me kosto më të ulët për të forcuar vijën e parë, veçanërisht në rast se Ferran Torres largohet nga “Camp Nou” dhe transferohet te Paris Saint-Germain.

Nunez aktualisht është pjesë e përgatitjeve me Al Hilalin në Austri, por e ardhmja e tij në Arabinë Saudite mbetet ende e pasigurt pas ndryshimeve në skuadër dhe ardhjes së trajnerit Simone Inzaghi.

Sulmuesi 26-vjeçar nuk ka luajtur në kampionatin saudit që nga shkurti, pasi mbeti jashtë listës së lojtarëve të huaj për shkak të kufizimeve të rregullores pas transferimit të Karim Benzemas.

Barcelona po vlerëson situatën dhe pritet të marrë një vendim për përforcimin e sulmit gjatë javëve të fundit të merkatos së verës.

EMISIONET