PROTESTAT PARA KUVENDIT/ Berisha kërkon 'shkrirjen' e Parlamentit: I vetmi vendim i drejtë
Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend së bashku me deputetët demokratë, në një kohë kur jashtë godinës vijon protesta e paralajmëruar për seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.
Nga ambientet e jashtme të Parlamentit, Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka kërkuar shpërndarjen e këtij institucioni, duke e cilësuar si hapin e nevojshëm për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje të re politike.
"I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen e rrugës për zgjidhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë. Ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij Parlamenti. Ky është i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot."-tha kryedemokrati.

