FOTO/ Pas aventurës në Botëror, Mbappe shfaqet pranë aktores së “Elite” në pushimet luksoze

FOTO/ Pas aventurës në Botëror, Mbappe shfaqet pranë aktores

Kylian Mbappe ka nisur pushimet pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, por vëmendjen e mediave këtë herë e ka marrë jeta e tij private.

Sulmuesi francez është parë në Miami së bashku me aktoren spanjolle Ester Exposito, teksa dyshja është fotografuar duke u larguar nga një klub nate të kapur për dore.

FOTO/ Pas aventurës në Botëror, Mbappe shfaqet pranë aktores

Pamjet kanë nxitur sërish spekulimet për një afërsi më të madhe mes futbollistit dhe aktores së njohur për rolin e saj në serialin “Elite”.

Deri më tani, as Mbappe dhe as Exposito nuk kanë konfirmuar publikisht se janë në një lidhje, por paraqitja e tyre së bashku ka rikthyer vëmendjen te raporti mes tyre.

Më herët, aktorja spanjolle kishte shmangur komentet për lidhjen e përfolur me yllin e futbollit, duke mos dhënë detaje për jetën e saj private.

Paraqitja në Miami vjen pas një periudhe intensive për Mbappen, i cili me Francën u eliminua në gjysmëfinale të Botërorit 2026 nga Spanja dhe e mbylli turneun në vendin e katërt.

FOTO/ Pas aventurës në Botëror, Mbappe shfaqet pranë aktores

Futbollisti francez vazhdon të jetë një nga figurat më të njohura të sportit botëror, ndërsa çdo paraqitje e tij jashtë fushës tërheq vëmendjen e madhe të mediave.

EMISIONET