114-vjetori i Kuvendit të Sinjës/ Mesazhi i Begajt: Të bashkuar ndërtojmë një Shqipëri më të fortë dhe të integruar në Evropë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përkujtuar 114-vjetorin e Kuvendit të Sinjës, duke e cilësuar atë si një nga momentet më domethënëse të historisë kombëtare, ku u dëshmua se uniteti është forca më e madhe e shqiptarëve.
Në një mesazh të publikuar me rastin e përvjetorit, Kreu i Shtetit kujtoi se më 23 korrik 1912, në prag të shpalljes së Pavarësisë, burrat e Shqipërisë së Jugut lanë mënjanë ndasitë për t’u bashkuar rreth idealit të lirisë dhe ndërtimit të shtetit shqiptar.
“Sot, 114 vjet më pas, fryma e Kuvendit të Sinjës na kujton se vetëm të bashkuar, me përgjegjësi ndaj historisë dhe besim te e ardhmja, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të fortë, më të zhvilluar dhe plotësisht të integruar në Evropë”, shkruan Begaj.
Kuvendi i Sinjës konsiderohet një nga ngjarjet kyçe të lëvizjes kombëtare shqiptare, pasi shërbeu për forcimin e bashkimit politik në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

