Ajeti: Avancojnë Spanja, Zvicra dhe Portugalia: Botërori hyn në fazën vendimtare!

Gazetari Jon Ajeti, në një intervistë për “Ora News”, ka analizuar zhvillimet e fundit në Kampionatin Botëror, duke folur për skuadrat favorite, mungesat e mëdha dhe gjendjen e disa kombëtareve tradicionale.

Sipas Ajetit, mungesa e Italisë në turne është një nga boshllëqet më të ndjeshme të këtij Botërori, jo vetëm për tifozët italianë, por edhe për nivelin e përgjithshëm të kompeticionit. Ai thekson se problemet e Italisë nuk lidhen vetëm me trajnerin, por kërkojnë një reformë të thellë strukturore në futbollin italian.

“Duhet një revolucion i vërtetë në federatë dhe në mënyrën se si prodhohen lojtarët. Liga italiane nuk po i jep më hapësirë futbollistëve vendas si më parë,” u shpreh Ajeti, duke shtuar se përgjegjësia për dështimet e fundit nuk mund t’i lihet vetëm stafit teknik.

Ai përmendi gjithashtu se Italia po eksperimenton me lojtarë të rinj nga grupmoshat U-20 dhe U-21, si pjesë e një procesi rindërtimi, ndërsa në skenën ndërkombëtare po diskutohen edhe emra për rikthim në stolin e “axurrëve”.

Sa i përket favoritëve për trofeun, Ajeti vlerësoi Francën si ekipin më të kompletuar të turneut, duke theksuar forcën e saj sidomos në fazën ofensive. Ai përmendi gjithashtu Brazilin dhe Spanjën si pretendente serioze për titull.

“Ka shumë gjasa që trofeu të rikthehet në Europë,” tha ai, duke nënvizuar se gara mbetet e hapur mes Francës, Spanjës dhe disa skuadrave të tjera të mëdha, pa përjashtuar Argjentinën.

Në një pjesë tjetër të analizës, Ajeti komentoi edhe mundësinë e surprizave në turne, duke përmendur ekipet debutuese që kanë kaluar më tej në fazën eliminatore, si një dëshmi e ndryshimeve në futbollin modern.

Ai shtoi se një eliminim i mundshëm i Argjentinës do të ishte një nga momentet më të rënda për Lionel Messin në fund të karrierës së tij ndërkombëtare, pas triumfit historik në Botërorin e fundit.

Jon Ajeti: Në mungesën e asaj të ashtuquajturës Shqipërisë, as alternativa tjetër si Italia nuk është në botëror, për ta shikuar ndoshta me pasionin më të madh se sa që po e shohim. Por gjithsesi, janë shumë emra të mëdhenj, janë futbollistë dhe portierë që janë pjesëmarrës, kështu që, ta bën ndoshta pak a shumë atë mungesën e Italisë... nuk është që, po e le të vërehet për shkak të disa ndeshjeve të mira, jo ndoshta komplet kampionati, por gjithsesi, besoj që është mungesë e madhe Italia që nuk është në botëror.

Po, kam lexuar edhe lajme të ndryshme sepse po duhet edhe një revolucion në fakt te Italia, jo vetëm te trajneri. Nuk do të kryejë punë trajneri, por duhet të bëhet besoj një reformim edhe i komplet federatës, që ka marrë edhe ajo, të themi, pjesën apo peshën e fajit për këtë dështim, jo vetëm në këtë botëror por në tre të fundit. Kështu që, sa kam lexuar, menjëherë është vënë re edhe tërheqja e kryetarit të federatës italiane, është bërë një i ri.

Pastaj natyrisht, kërkimi i trajnerit apo selektorit, me emra të ndryshëm që janë përfolur, një prej tyre mund të jetë ndoshta edhe rikthimi i Mancinit. Por janë edhe disa emra të tjerë. Kemi parë në disa prej ndeshjeve miqësore, para këtij kampionati, Italia luajti me disa futbollistë nga kombëtarja U-20 apo U-21, duke lënë për të treguar se do të jenë në një, të themi, ndryshim dhe revolucion të madh që ta kthejnë Italinë aty ku e ka vendin.

Por, mendoj që edhe liga e ka fajin e vet, me skuadrat italiane që nuk është se po prodhojnë shumë lojtarë italianë dhe po u japin hapësirë lojtarëve të importuar apo lojtarëve që vijnë nga jashtë ligës së Italisë, ndryshe nga siç ka ndodhur. 

Po ekipi më i kompletuar po besoj për të gjithë ata që e ndjekin futbollin, ose edhe këtë Kampionat Botëror, do të jetë Franca, e cila ka treguar forcën e saj në të gjitha ndeshjet. Besoj me dominim në çdo përballje të saj. Edhe në të vërtetë është ekipi më i kompletuar sidomos në fazën ofanzive. Ka zgjedhje, mundësi të jashtëzakonshme. Por, besoj që një prej kombëtareve të fuqishme është edhe Brazili.

E konsideroj edhe Spanjën. Në total, për të mos u bërë shumë, le të themi, zgjatje të kësaj pyetjeje, unë mendoj që titulli i Botërorit ka shumë gjasa të rikthehet në kontinentin evropian, pra prej Argjentinës, e cila ishte kampione ose është kampione aktuale, do të rikthehet në Evropë. Por a do të jetë në Spanjë apo Francë, krejt kjo varet edhe prej rrugëtimit që do ta kenë të dyja, ose të gjitha këto kombëtare të cilat i përmenda tre prej tyre, duke mos përjashtuar mbase nga lista edhe kombëtaren e Argjentinës.

Pa diskutim. Unë mendoj që nëse ndodh një gjë e tillë, do të jetë befasia jo vetëm e këtij kampionati, por ndoshta edhe e krejt kampionateve botërore. Për shkak, siç e thamë, Kepi i Gjelbër është një kombëtare debutuese, një kombëtare e cila, për shkak edhe të këtyre ndryshimeve që ka ofruar UEFA, ka pasur mundësi ose ka luftuar realisht për të zënë një vend në Botërore. Pastaj të arrijë edhe në fazën që është tashmë eliminuese, kështu që besoj që do të ishte befasia.

Ndoshta, ndoshta eliminimi nga kjo kombëtare e Argjentinës do të jetë besoj, momenti më i dobët, ose nëse mund të themi më i keqi, që do të mund të përjetonte Leo Messi. I cili, kujtojmë që ishte pensionuar e pastaj u rikthye në kombëtaren argjentinase, po flas për ciklin prej disa viteve të fundit derisa u bë kampion i botës, kështu që eliminimi i mundshëm.

agjenti i fbi

EMISIONET