Dy vite burg për Shpend Ahmetin/ Ish-kryetari i Prishtinës dënohet për mosdeklarim të pasurisë

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është dënuar me dy vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës për mosdeklarim të pasurisë.
Gjykata e ka shpallur fajtor Ahmetin për mosdeklarimin e një shume prej 172 mijë e 600 eurosh, për të cilën ai kishte deklaruar se ishte dhuratë nga familja dhe se mosdeklarimi kishte ndodhur për shkak të një “gabimi teknik”.
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Ahmetit në dhjetor të vitit 2025, duke e akuzuar se gjatë periudhës 2018-2022 kishte paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, duke mos përfshirë depozitat në para të gatshme.
Sipas aktakuzës, ish-kryetari i Prishtinës nuk kishte deklaruar pasurinë e kërkuar nga ligji, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar edhe konfiskimin e shumës së padeklaruar.
Shpend Ahmeti ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës në vitin 2013 si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe e drejtoi kryeqytetin për dy mandate.


