Mitrovica eliminon Ludogoretsin dhe siguron kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve

Skuadra e Mitrovicës ka arritur një tjetër sukses të madh në arenën evropiane, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve për femra.
Kampionet e Kosovës mposhtën kampionen e Bullgarisë, Ludogorets Razgrad, me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mitrovica zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke kontrolluar lojën dhe duke treguar epërsi ndaj skuadrës bullgare. Golat e fitores u shënuan nga Aurora Mulliqi dhe Gresa Berisha, të cilat i dhuruan ekipit kosovar një tjetër moment historik në garat ndërkombëtare.
Ky triumf vjen pas një paraqitjeje fantastike edhe në ndeshjen e mëparshme, ku Mitrovica kishte mposhtur kampionen e Moldavisë, Zimbru Chisinau, me rezultatin e thellë 10-0.
Me këtë fitore, Mitrovica vazhdon rrugëtimin evropian dhe mbetet në garë për një tjetër sukses të madh në Ligën e Kampionëve për femra.


