Greva e doganierëve grekë bllokon pjesërisht kufijtë / Kufizime në qarkullim më 27 korrik

Punonjësit e doganave greke pritet të zhvillojnë grevë të hënënnë disa pika kufitare, duke shkaktuar kufizime në qarkullimin e udhëtarëve dhe ndërprerje të plotë për transportin e mallrave.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se, sipas informacioneve nga autoritetet greke, më 27 korrik 2026 do të mbahet grevë në pikat kufitare Evzoni (Bogorodicë), Dojrani dhe Niki (Mexhitli).
Sipas njoftimit, nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë me intervale prej 10 minutash.
Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga Greqia.
MPB ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masat e nevojshme dhe do të angazhojë kapacitetet për menaxhimin e situatës dhe lehtësimin e qarkullimit.


