Zgjedhja e Kryesisë dhe kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së/ Nis numërimi i votave

Zgjedhja e Kryesisë dhe kreut të Këshillit Kombëtar të

Ka nisur procesi i numërimit të votave për kreun e Këshillit Kombëtar dhe anëtarët e Kryesisë së re të Partisë Demokratike.

Në proces kanë marrë pjesë anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar. Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një grua, ndërsa dy emrat e kandidateve janë Julia Emiri dhe Silva Hasaj.

Procesi i votimit u zhvillua përmes një ndarjeje të kategorizuar për të siguruar siç tha kryedemokrati përfaqësim sa më të gjerë.

Sipas listës së propozuar anëtarët e Këshillit Kombëtar votojnë për të zgjedhur 20 anëtarët e rinj të Kryesisë. Votimi bëhet i ndarë nga 15 kandidate gra do të zgjidhen 6, nga 25 të rinj do të zgjidhen 6, ndërsa nga 21 burra do të përzgjidhen 8 prej tyre.

Procesi po menaxhohet nga një komision zgjedhor i kryesuar nga Gazment Bardhi, me anëtarë Ivi Kaso dhe Nada Meçorapja. 

EMISIONET