Shtrepi: Brazili nuk është më “Seleçao” e spektaklit, mungon Brazili absolut!

Josel Shtrepi, i ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora News”, ka komentuar gjendjen aktuale të Brazilit, duke theksuar se skuadra nuk është më në nivelin e dikurshëm.

Sipas tij, Brazili ka shfaqur probleme prej disa vitesh dhe nuk është më ai ekip dominues që dikur konsiderohej “Seleçao” e vërtetë.

“Mua, të them të drejtën, nuk më ka pëlqyer kurrë Neymar te Brazili. Nuk është se ka bërë diferencën siç pritej, përveç disa momenteve, si në ndeshjen me Kroacinë ku praktikisht e nxori golin nga hiçi,” u shpreh Shterpi.

Ai kritikoi gjithashtu edhe vendimet taktike të stafit teknik në ndeshje vendimtare, duke theksuar se Brazili ka humbur vazhdimësinë dhe ekuilibrin që e karakterizonte më parë.

“Brazili i spektaklit ka vite që mungon. Nuk është më ai Brazili absolut që të jepte emocion sa herë e shikoje,” shtoi ai.

Josel Shtrepi:Brazili ka filluar të ketë probleme prej vitesh, nuk është se është ky Brazili i parëTë them të drejtën, mua nuk më ka pëlqyer kurrë Neymari te Brazili, prof. Domethënë, nuk është se ka bërë diferencën. Po e ka bërë në kampionatin e kaluar, me Kroacinë e nxori golin nga dheu ai Neymar.

Dhe ishte gabimi i dytë i trajnerit që në vend që të mbante dhe pesë minuta lojën të bënte ndërrim mbrojtje, bëri ndërrim sulm, sepse supremacia e Brazilit që nuk e kuptonte dot që duhet dhe tre-katër.

Por që, që s'të ka pëlqyer ty s'të pëlqen se jemi me Holandën, kjo dihet. Jo, nuk  është vetëm për atë fakt. Po të themi se normalisht, ne shikojmë futboll dhe të shikosh Brazilin duke luajtur futboll, është gjithmonë emocion. Problemi qëndron që Brazili i spektaklit ka vite 

PER ME SHUME NDIQNI EMISIONNIN LIVE

EMISIONET