Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së

Julia Emiri është zgjedhur Kryetare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Bëhet me dije se Julia Emiri ka marrë 207 vota, ndërsa Silva Hasa ka marrë 83 vota dhe 23 vota janë të pavlefshme.
Në kuadër të mbledhjes, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se ka menduar që drejtimin e Këshillit ta marrë një grua dhe për këtë ai propozoi si kandidate Julia Emirin dhe Silva Hasën. Propozimet u diskutuan dhe u votuan gjatë mbledhjes, ku u morën edhe vendime të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.
Në përfundim të procesit të votimit, Julia Emiri u konfirmua me shumicë votash si kryetare e re e Këshillit Kombëtar të PD-së. Julia Emiri me profesion është aktore dhe prej disa vitesh ajo është e angazhuar në Partinë Demokratike. Emiri është bërë e njohur edhe për aktivizimin e saj në grupin për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke qenë pjesë e protestave dhe nismave qytetare në mbështetje të kësaj çështjeje.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për vite me radhë është drejtuar nga Edi Paloka, i cili deklaroi më parë se do të hiqte dorë nga post drejtues në parti

