Të pathënat e diplomacisë/ Turdiu: Ka debate që nuk dalin kurrë në media, lexohen vetëm vite më vonë kur shkruhen kujtimet
Jeta e një diplomati dhe e një ambasadori është e mbushur me dinamika të cilat publiku i gjerë shpesh nuk i sheh. Në këtë segment, tregohet se si funksionon diplomacia përtej fasadës mediatike. Diskutimet dhe vendimet më të rëndësishme që prekin të ardhmen e një shteti zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, ku asnjë informacion nuk bëhet publik menjëherë.
I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”,Diplomati, Gazmend Turdiu, i cili ndau detaje thelbësore rreth funksionimit të vërtetë të jetës dhe punës së një ambasadori. Gjatë një bisede për karrierën e gjatë në shërbimin e jashtëm, u theksua se jeta e një diplomati është sa intriguese aq edhe e mbuluar me një vello fshehtësie.
Sipas Turdiut, profesionistët e kësaj fushe kanë privilegjin të jenë të pranishëm në mjedise ekskluzive ku merren vendime të rëndësishme dhe zhvillohen diskutime që nuk dëgjohen askund tjetër. Këto debate të forta mbeten gjithmonë larg vëmendjes së medias dhe publikut, duke u zbuluar shpesh vetëm dekada më vonë, kur protagonistët vendosin të shkruajnë kujtimet e tyre. Puna e përditshme e ambasadorëve zhvillohet prapa kuintave dhe perdeve të mbyllura.
Aty është pikërisht vendi ku shtetet koordinojnë veprimet e tyre, zgjidhin konfliktet dhe planifikojnë të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare. Të qenit pjesë e këtij mekanizmi kompleks dhe të padukshëm u përshkrua si një eksperiencë e jashtëzakonshme, e cila mban në lëvizje gjithë ingranazhet e gjeopolitikës globale.
"Edhe një herë shumë faleminderit për interesin tuaj dhe që më jepni mundësinë të bisedojmë për këto tema. Jeta e një ambasadori, në përgjithësi e një diplomati, është një jetë shumë, shumë interesante, është një jetë shumë e bukur.
Ti ke mundësinë që të jesh në mjedise ku bëhen diskutime që nuk i dëgjon gjëkundi tjetër, ku përgatiten vendime tepër të rëndësishme, debate nga ato që nuk dalin kurrë në media dhe që lexohen shumë vite më vonë kur dikush vendos të shkruajë kujtimet e veta.
Por si rregull, jeta profesionale e një diplomati ndodh prapa kuintave, prapa perdeve, sepse kjo është diplomacia.
Në çdo rast është instrumenti ndërmjet të cilit shtetet bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, zgjidhin problemet, sigurisht që gjithmonë ka probleme midis shteteve, përgatisin të ardhmen, koordinohen si do veprojnë në raport me një organizatë, me një shtet tjetër, dhe të jesh pjesë e këtij mekanizmi është në të vërtetë një gjë shumë e bukur."
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE



